Macron e vlerëson si perëndi Merkelin gjatë vizitës së saj të lamtumirës në Francë

Macron e vlerëson si perëndi Merkelin gjatë vizitës së saj të lamtumirës në Francë

10:00, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri një vizitë lamtumire në Francën fqinje, ku u përshëndet nga një publik që këndonte dhe brohoriste në Beaune.

Presidenti francez Emmanuel Macron i kordoi Merkelit, dekoratën më të lartë të vendit, Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit.

Merkel po largohet nga posti si kancerlare e Gjermanisë pas gati 16 vitesh dhe vizita në Beaune ishte udhëtimi i saj i fundit në Francë në këtë rol. Tre partitë politike gjermane që formojnë një koalicion kanë thënë se synojnë të kenë një kancelar të ri në fillim të dhjetorit.

“Franca ka mësuar t’ju njohë dhe më pas t’ju dojë”, i tha Macron, duke renditur arritjet dhe punën e Merkelit me presidentët francezë që ajo ka njohur ndër vite. "Ju keni kontribuar në mbajtjen e Evropës të bashkuar pavarësisht të gjitha pengesave," shtoi Macron, duke falënderuar udhëheqësen gjermane që "e mësoi aq shumë".

Dy liderët evropianë darkuan në Château du Clos de Vougeot, një monument që daton në shekullin e 12-të kur u ndërtua nga murgjit e abacisë Cîteaux në mes të vreshtave të Burgundy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco