Foto rrëqethëse/ Rrëmbyesi i katër vjeçares kishte pasion kukullat

Foto rrëqethëse/ Rrëmbyesi i katër vjeçares kishte pasion kukullat

09:45, 04/11/2021
A+ Aa A-

Zbulimet për 36-vjeçarin Terry Kelly, njeriu që u arrestua si rrëmbyes i 4-vjeçares e cila u gjet pas 18 ditësh të kanë shkaktuar tmerr.

 Sipas Daily Mail, 36-vjeçari që mbante Cleo Smith në një shtëpi të rrënuar në një distancë relativisht të shkurtër nga shtëpia e saj atërore, ishte i apasionuar pas kukullave, ndërsa në të njëjtën kohë dyshohet se ai krijoi llogari të rreme në mediat sociale për "familjen e tij imagjinare". ".

 Në njërën prej fotove Terry Kelly shfaqet në një dhomë plot me lodra por ende nuk dihet nëse kjo dhomë ndodhet në shtëpinë ku ai e mbajti 4-vjeçaren për 18 ditë.

Oficerët e policisë që u pyetën për pasionin e 36-vjeçarit për kukullat dhe nëse ai i përdorte ato për të joshur Cleon, nuk pranuan të komentojnë.

 Megjithatë, theksohet se kur policia gjeti vogëlushen, ajo po luante me lodrat që ndodheshin në dhomë.

ImageNjë nga fotot e Terry Kelly duke luajtur me lodra

ImageTerry Kelly duke u dërguar në spital pasi mori lëndime nga një i burgusor tjetër kur mësoi pse ai ndodhej aty

ImageShtëpia në të cilën Terry Kelly mbajti 4 vjeçaren për 18 ditë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco