Lajmi i fundit

LIVE/ Belind Këlliçi dhe Ilda Zhulali konferencë për media nga selia PD

Biden humbet ‘referendumin’/ Fitore me stilin e Trump në SHBA

Biden humbet ‘referendumin’/ Fitore me stilin e Trump në SHBA

19:38, 03/11/2021
A+ Aa A-

Republikani Glenn Youngkin është zgjedhur guvernator i shtetit të Virgjinias në SHBA, ndërsa rivali demokrat ka pranuar humbjen.

Kjo ishte një goditje e fortë për demokratët. Sipas BBC, votimet shiheshin gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden.

Kjo humbje pritet të shkaktojë jo pak probleme për demokratët. Biden fitoi në Virgjinia me 10 pikë diferencë në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Por inflacioni në rritje, problemet ekonomike dhe tërheqja kaotike nga Afganistani e kanë goditur rëndë popullaritetin e Biden. Niveli i pranimit për Biden ka rënë në 43 përqind, sipas një sondazhi.

Ndërkohë BBC shkruan se Glen Youngkin ka fituar duke përdorur stilin e ish-presidentit Donald Trump.

“Ai kandidoi me një platformë bazuar te ligji dhe rendi, duke kundërshtuar zgjatjen e mbajtjes së maskave. Mesazhet e tij i bënin jehonë stilit të Trump. Në këtë mënyrë, ai u apeloi votuesve që pëlqejnë pozicionet e zotit Trump, por janë të shqetësuar për vetë atë. Fitorja e tij ka të ngjarë që të udhëheqë konservatorët e tjerë në fushatat e tyre për zgjedhjet kongresionale të mes-mandatit,” shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco