Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

‘Një minutë para mesnatës’/ A po dështon pa nisur Samiti për Klimën?

‘Një minutë para mesnatës’/ A po dështon pa nisur Samiti për Klimën?

13:08, 01/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson hapi ‘dyert’ për samitin COP26 në Glasgou të Skocisë. Në qendër të këtij samiti do jenë ndryshimet klimatike dhe masat që duhet të merren përpara se bota të shkojë drejt katastrofës.

Johnson ka paralajmëruar se bota është “një minutë përpara mesnatës”.

Megjithatë shpresat për një samit të suksesshëm duket se janë shuar që pa nisur.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, presidenti i Kinës Xi Jinping nuk do të mbajë as edhe një fjalim ‘virtual’ për këtë samit. Ai do mjaftohet vetëm me një deklaratë të shkruar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk do të vijë, edhe pse ishte në takimin e G20.

Presidentët e Rusisë dhe Brazilit, Vladimir Putin dhe Jair Bolsonaro, kanë refuzuar po ashtu pjesëmarrjen, edhe pse vendet e tyre janë dy nga ndotësit më të mëdhenj në planet.

Edhe delegatët kanë mbetur të zemëruar, pasi u desh të prisnin për orë të tëra që të kalonin përmes sistemit të sigurisë.

Johnson është angazhuar për të dhënë 1 miliard sterlina për financat e gjelbra.

Qëllimi i këtij samiti të mbështetur nga OKB është garantimi i një angazhimi që ka për qëllim të kufizojë ngrohjen globale me 1.5 gradë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/11/2021 16:53

Përse kasaveteni kaq shumë me 1 miliard stlrlina? Përdorni metodën e Sorosit, korruosionin. Jepini 100 mijë stërlina asah Greta Bumbergut që të mos na çajë menderet me propagandë.

Shto koment

Denonco