Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Përplasje e bandave me policinë, 25 të vdekur në Brazil

Përplasje e bandave me policinë, 25 të vdekur në Brazil

11:53, 01/11/2021
A+ Aa A-

Të paktën 25 persona të dyshuar  se po planifikonin një grabitje banke janë vrarë nga policia e Brazilit. Policia Ushtarake tha se grupi kishte planifikuar të sulmonte institucionet financiare gjatë festës së All Souls.

Operacioni, i kryer së bashku me Policinë Federale, çoi në kapjen e ‘një arsenali të vërtetë lufte’. duke përfshirë mitralozë të kalibrit 50, pushkë, eksplozivë dhe jelek antiplumb. Grabitjet e bankave në shkallë të gjerë janë bërë të shpeshta gjatë viteve të fundit në Brazil, ku pengjet ndonjëherë përdoren si mburoja njerëzore.

Në gusht, hajdutët e bankave të armatosur me eksplozivë dhe pushkë terrorizuan një qytet në shtetin e Sao Paulos, duke marshuar me pengjet nëpër rrugë dhe duke i lidhur disa në makinat e tyre teksa po arratiseshin.

Në dhjetor, bandat e mëdha të grabitësve të bankave bastisën qytetet në dy anët e vendit, duke kapur pengje dhe garnizone të  shumta të policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco