Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO/ Samiti i G20, Biden largohet i fundit nga Nuvola, 50 makina e shoqërojnë

VIDEO/ Samiti i G20, Biden largohet i fundit nga Nuvola, 50 makina e shoqërojnë

11:19, 01/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Amerikan Biden është lideri i fundit që largohet nga Nuvola, ndërtesa ku për dy ditë rresht u mbajt samiti i 20 vendeve më të fuqishme të botës, pjesë e grupit G20 në Romë të Italisë

Konferenca e shtypit e Presidentit amerikan shënoi eventin e fundit të këtij samiti. 

"Falenderoj italianët e kryeministrin italian për mikpritjen, tha ai. Jam mjaft i kënaqur për cfarë u arrit në këtë samit. Italia ka bërë një punë mjaft të mirë në këtë vit të vështirë sfidash globale. Jam krenar për arritjen e marrëveshjes së taksës minimale e jam i zhgënjyer për mungesën e pjesëmarrjes së Rusisë e Kinës ", tha ai.

Duke komentuar takimin me Papa Franceskun, Presidenti amerikan u shpreh se "Papa Francekso qe personi që u gjet pranë  familjes time kur djali im ndërroj jetë."

Presidenti Amerikan,  gjatë qëndrimit në Romë, u shoqërua nga një delegacion i madh pune e një staf sigurie me rreth 50 automjeti.

Gjatë samitit të Romës, Joe Biden qëndroi në seinë e ambasadës amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco