‘Po nisni Luftën e Tretë Botërore'/ Vetingu dhe gjoba 1 mln euro në ditë për Poloninë

‘Po nisni Luftën e Tretë Botërore'/ Vetingu dhe gjoba 1 mln euro në ditë për Poloninë

19:39, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një nga gjykatat e larta të Bashkimit Europian ka marrë një vendim që ka bërë shumë bujë.

Kur dihet se prej kohësh, Polonia është në një kurs përplasjeje me Brukselin, Gjykata Europiane e Drejtësisë ka marrë vendim për të gjobitur Poloninë me 1 milionë euro çdo ditë.

Në qendër të këtij vendimi është një ‘dhomë disiplinore’, një strukturë që duhet të bëjë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Poloni. Por Bashkimi Europian thotë se kjo strukturë vetingu nuk është në përputhje me rregullat e BE-së për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Polonia e çoi në një shkallë më të lartë këtë përplasje. Këtë muaj, Gjykata Kushtetuese e Polonisë mori një vendim bombastik. Sipas saj, ligjet e BE-së nuk kanë përparësi ndaj ligjeve të vendit. Kjo bëri që mediat, ekspertët dhe politikanët të flasin për mundësinë që Polonia të braktisë Bashkimin Europian.

Vendimi i sotëm për gjobën prej 1 milionë euro në ditë do e tensionojë akoma më shumë situatën.

Një faktor shumë i rëndësishëm në përplasjen mes BE-së dhe Polonisë është një fond prej 57 miliardë eurosh që Brukseli duhet t’ia japë Varshavës si pjesë e ndihmës për rimëkëmbjen nga pandemia.

Brukseli thotë se nuk do i japë fondet pa u zgjidhur çështja e gjyqësorit. Kurse kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka kërcënuar në fillim të kësaj jave se nëse Bashkimi Europian do të mbajë paratë e Polonisë, 'rrezikohet të shpërthejë një Luftë e Tretë Botërore'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/10/2021 23:41

Drejtësia në B E është 100% e kapur nga sorra e kuqe, George Soros. Kjo është arësyeja që sulmohet qeveria e qendrës së djathtë (anti sorosiane) në Poloni sepse paskish kapur vetingun e gjyqësorit; ndërsa përkrahet me të katër këmbët e duart vetingu i kapur 100% nga qeveria e mutit sorosian (E Drama) në Shqipëri. Problemi është i qartë si drita e diellit. Mjafton të shihet se çfarë po i bëjnë sorosianët (Blinken e CO) Berishës për korrupsion ( qeveritari më i ndershëm i 30 vjeçarit të fundit) të nxitur nga qeveritari më i korruptuar i historisë së Shqipërisë, gigahajdut, kriminel bir kriminelësh, mut nga palo’ bythë Edvin Drama. Kjo BE vërtet do të përfundojë me luftën e tretë botërore me teoritë (demagogjinë) neomarksiste karlpoperiste që duan të sundojnë botën sikurse sulltani i Babelit. Presioni kolosal i paparë ndonjëherë drejt të majtës ekstreme do sjellë si pasojë të pashmangëshme lindjen e neo hitlerëve si kundërpeshë. (multimiliarderët e majtë janë një hap drejt të djathtës ekstreme, klub ku synon të antarsohet Edvini inë që është lëshuar të vjedhë miliardat të një bisnesi çiflig me 2 milionë skllevër dhe me sipërfaqe 28 mijë km katrorë dhe me detin që e rrethon, të cilin e ka shitur për xhepin e vet, në fund don të shesë edhe Kosovën tek sërbi meqë nuk e ka nën hyqëm. Në se është kjo drejtësia në B E, nuk na nevojitet të bëjmë pjesë në klubin e Sorosit.

Shto koment

Denonco