Gjermani/ CDU zgjedh kreun e ri të partisë

Gjermani/ CDU zgjedh kreun e ri të partisë

10:17, 24/10/2021
A+ Aa A-

Hendrik Wuest është kryetari i ri i kristian-demokratëve të Gjermanisë (CDU) në shtetin e Nordrhein-Westfalen. Në një konferencë të partisë shtetërore në Bielefeld, ministri shtetëror i Transportit u zgjodh për të pasuar Armin Laschet, me 98,3 për qind.

Wuest, 46 vjeç ishte i vetmi kandidat. “Faleminderit shumë për këtë rezultat fantastik”, tha Wuest. “Unë do të punoj shumë për të justifikuar këtë lavdërim paraprak”, shtoi ai.

Laschet, i cili në një moment ishte kandidati kryesor për të pasuar kolegen konservatore, Angela Merkel, si kancelar gjermane, mbikëqyri paraqitjen më të keqe të CDU-së në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit. Ai e udhëhiqte CDU-në që nga viti 2012 dhe u rizgjodh për herë të tretë në vitin 2018 me 96,3 për qind të votave të vlefshme të delegatëve, rezultati i tij më i mirë.

Këtë herë, Laschet nuk kandidoi, sepse do të bëhet deputet i parlamentit gjerman. Ai gjithashtu planifikon të paraqesë dorëheqjen e tij si kryeministër i shtetit të Rhine-Westphalia-s të hënën, pasi kushtetuta e shtetit përjashton mbajtjen e dy roleve njëkohësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco