Shpërthimi dhe zjarri vrasin 16 persona në uzinën e kimikateve në Rusi

Shpërthimi dhe zjarri vrasin 16 persona në uzinën e kimikateve në Rusi

10:26, 22/10/2021
A+ Aa A-

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë në një shpërthim dhe zjarr që ndodhi në një uzinë baruti dhe kimikatesh në provincën ruse Ryazan, njoftoi të premten Reuters, duke cituar agjencinë e lajmeve TASS.

"Ministria ruse e Emergjencave konfirmoi 12 të vdekur në aksident, duke thënë se katër persona janë të zhdukur. TASS citoi burimin e saj të thoshte se aksidenti ishte shkaktuar nga mosrespektimi i procesit të duhur teknik në objekt. Fotografitë nga faqja e publikuar nga ministria treguan zjarrfikësit që qëndronin pranë një ndërtese me tulla që dukej se ishte shkatërruar pjesërisht nga shpërthimi."

Ndërkohë TASS shkruan se “zjarri i përhapur në një fabrikë baruti në rajonin Ryazan të Rusisë është shuar, tha të premten zyra e shtypit e Ministrisë ruse të Emergjencave.

“Në orën 9:31 të mëngjesit (me orën e Moskës), zjarri është fikur në një sipërfaqe prej 160 metrash katrorë”, tha zyra e shtypit duke theksuar se zjarri ishte lokalizuar. Ministria e Emergjencave theksoi se zjarrit i ka paraprirë një shpërthim i shkaktuar nga një ndërprerje në procesin teknologjik.

Sipas Ministrisë së Emergjencave, zjarri shpërtheu në orën 8:22 të mëngjesit (me orën e Moskës) në fshatin Lesnoye në rrethin Shilovsky, në një nga punishtet e fabrikës së barutit Elastic.  Si pasojë, viktimë janë bërë rreth dhjetë persona, shtatë prej tyre kanë vdekur, ndërsa ende nuk dihet fati i nëntë personave."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco