‘Njerëz të shtrirë dhe shigjeta në rrugë’/ Pasojat e sulmit tragjik, konfirmohen 4 viktima, qytetarët izolohen

‘Njerëz të shtrirë dhe shigjeta në rrugë’/ Pasojat e sulmit tragjik, konfirmohen 4 viktima, qytetarët izolohen

22:22, 13/10/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga sulmi tragjik me hark e shigjeta, që tronditi këtë mbrëmje Norvegjinë.

Ngjarja ndodhi në Kongsberg, ku një burrë doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar. 

Gazetari shqiptar në Norvegji, Telnis Skuqi konfirmoi në një lidhje direkte për Syri Tv se 4 është numri i viktimave, ndërsa 7 persona kanë mbetur të plagosur. 3 prej të plagosurve nga sulmi me shigjeta ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. 

Mediat vendase kanë publikuar edhe pamje të rënda nga qyteti i sulmuar, ku shihen shigjeta në tokë, si dhe njerëz të shtrirë.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco