Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ishte në krye të gjigantit botëror, CEO i famshëm ndërron jetë

Ishte në krye të gjigantit botëror, CEO i famshëm ndërron jetë

10:52, 13/10/2021
A+ Aa A-

Brian Goldner kryetar dhe CEO i Hasbro, prodhuesi i lojërave të njohura si Monopoly ka ndërrruar jetë në moshën 58 vjeçare.

Goldner kishte kohë që po luftonte me sëmundjen e shekullit, kancerin.

Ai iu bashkua kompanisë në vitin 2000, në 2008 mori pozicionin e CEO-s dhe u emërua kryetari i bordit në 2015.

Rich Stoddart, CEO i përkohshëm i kompanisë, tha:

"Që kur u bashkua me kompaninë më shumë se dy dekada më parë, Brian ka qenë zemra dhe shpirti i Hasbro. Si një udhëheqës karizmatik dhe pasionant në të dy industritë e lojërave dhe argëtimit, puna e Brian ka qenë një sukses për njerëzit në mbarë botën. solli gëzim dhe të qeshura për fëmijët dhe familjet.

Hasbro kishte një vlerë tregu prej 3.8 miliardë dollarësh kur Brian Goldner mori detyrën e CEO. 

Gjatë 13 viteve të fundit, vlera e kësaj kompanie ka arritur në 12.2 miliardë dollarë. 

Në këtë periudhë, të ardhurat e kompanisë u rritën nga 3.8 miliardë dollarë në 5.7 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco