Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjella në formë ishulli e Japonisë ndez tensionet me fqinjët koreanë

Gjella në formë ishulli e Japonisë ndez tensionet me fqinjët koreanë

12:13, 12/10/2021
A+ Aa A-

Restoranti e nguli flamurin japonez në pjatën me prodhime deti, të formuar si ishujt që pretendohen edhe nga Koreja e Jugut.

Një tas i thjeshtë me gjellë është në qendër të një vargu të gjatë mosmarrëveshjesh territoriale midis Japonisë dhe Koreve.

Mediat në Korenë e Veriut dhe atë të Jugut reaguan me zemërim pas një raporti të mediave në internet në lidhje me një gjellë me prodhime deti që shitet në Japoni, e cila përmban një sasi orizi të sajuar që ngjajë me ishujt Takeshima, të cilëve koreanët i referohen si Dokdo.

Ishujt shkëmborë, të cilët shtrihen afërsisht në një distancë mes dy vendeve në Detin Japonez - ose Detin Lindor sipas koreanëve - administrohen nga Koreja e Jugut, por Japonia këmbëngul se ato janë një pjesë integrale e territorit të saj.

Mosmarrëveshja mbi sovranitetin e ishujve ka mjegulluar lidhjet dypalëshe vitet e fundit, së bashku me mosmarrëveshjet mbi përdorimin nga Japonia të skllevërve seksualë në kohën e luftës dhe të punës së detyruar.

Pjata japoneze përmban një flamur japonez të ngulur në orizin që është rrethuara nga një "det" me salcë kerri.

Uebfaqja “Uriminzokkiri” e kontrolluar nga shteti në Korenë e Veriut tha se ky ushqim në pjatë tradhtonte ambiciet japoneze për të "kapur" ishujt, ku jeton një detachment i vogël policie së bashku me të vetmin banor, Kim Shin-yeol, që jetoni atje me burrin e saj Kim Sung-do deri sa ai vdiq në 2018.

Pjata e sherrit shërbehet në një restorant në ishullin Okinoshima në Shimane, prefektura japoneze më e afërt me territorin e debatueshëm dhe vjen me porosi të tjera si turshi dhe supë.

Mediat e Koresë së Jugut gjithashtu e kanë denoncuar pjatën, ku një profesor universiteti i tha gazetës Dong-A-Ilbo se Japonia kishte përdorur një "truk tipik fare të lirë" për të promovuar pretendimet e saj në ishuj.

Nuk është hera e parë që ushqimi krijon sherre. Në vitin 2017, zyrtarët japonezë protestuan pasi karkalecat e kapur në ujërat pranë Dokdo u shfaqën në menu në një banket shtetëror gjatë vizitës shtetërore të Donald Trump në Korenë e Jugut.  

Image

Darka në Seul paraqiste një karkalec (lart djathtas) që zyra e presidentit të Koresë së Jugut tha se ishte kapur pranë një ishulli të pretenduar edhe nga Koreja e Jugut, edhe nga Japonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco