Video tronditëse: Mësuesit në Nigeri fshikullojnë me kamxhik një nxënëse pasi kishte konsumuar alkool

Video tronditëse: Mësuesit në Nigeri fshikullojnë me kamxhik një nxënëse pasi kishte konsumuar alkool

10:03, 12/10/2021
A+ Aa A-

Një video e rëndë e cila po qarkullon në internet tregon mësuesit e një shkolle në Nigeri teksa rrahin një vajzë të re.

Mëkati i saj ishte pasi ajo kishte konsumuar alkool me shokët e saj të klasës në një festë ditëlindjeje.

Kur babai i saj pa në një video vajzën e tij duke konsumuar alkool, sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’’  ishte ai që kërkoi nga zyrtarët e shkollës islame e cila frekuentohet nga vajza që ta fshikullonin fëmijët e tij .

Videoja tronditëse që u ngarkua në Twitter është marrë në oborrin e një shkolle islame, siç raportohet nga gazeta britanike dhe tregon vajzën të gjunjëzohej  ndërsa rrihet nga katër burra me kamxhik.

 Mësuesit fshikullojnë me gjithë fuqinë e tyre nxënësen e shkollës e cila përpiqet të mbrojë veten duke ngritur duart.

Babai i vajzës nuk ngurroi të pranonte për BBC se ai miratoi fshikullimin, pasi ishte i mërzitur duke parë video me vajzën e tij duke pirë alkool.

"Unë e informova shkollën në lidhje me incidentin dhe u kërkova personalisht ta ndëshkonin ashtu siç duhej dhe unë këmbëngulja që unë të isha prezent kur ata të bënin," tha me qetësi babai i vajzës.

Mediat lokale raportuan se drejtori i shkollës në shtetin nigerian të Kwara është pezulluar ndërsa nxënësja e torturuar ka marrë trajtim mjekësor.

Shkolla mbrojti dënimet, duke pretenduar se ata kishin miratimin e prindërit dhe se dënimi ishte në përputhje me ligjin islam, shkruan BBC.

Në një deklaratë, qeveria lokale tha se kishte filluar një hetim të mbikëqyrur nga një ekip "i përbërë nga dijetarë myslimanë, udhëheqës dhe zyrtarë qeveritarë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco