Tërmet i fortë 6.2 Rihter lëkund Hawaiin jugor

Tërmet i fortë 6.2 Rihter lëkund Hawaiin jugor

08:18, 11/10/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 6.2 Rihter  tronditi Hawaiin jugor të dielën (10 tetor), tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS), duke shtuar se nuk ishte dhënë alarm për cunami dhe se nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra u raportua në Oqeanin Paqësor, me thellësi prej 35 kilometrash.

Fillimisht, Instituti Amerikan vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1, ndërsa Instituti Euro-Mesdhetar i dha 5.9 Rihter.

Sipas Sistemit të Paralajmërimit të Cunamit në SHBA, nuk ka rrezik që valët sizmike të godasin zonën për shkak të këtij tërmeti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco