Lirohen dy kanadezët pas lirimit të drejtueses së Huawei-t Meng Wanzhou 

Lirohen dy kanadezët pas lirimit të drejtueses së Huawei-t Meng Wanzhou 

15:57, 26/09/2021
A+ Aa A-

Kina ka liruar dy kanadezët Michael Kovrig dhe Michael Spavor, bëri të ditur kryeministri Justin Trudeau të premten vonë. 

Lajmi erdhi pas rrëzimit të akuzave për mashtrim të zyrtares së lartë të Huawei-t, Meng Wanzhou, nga Departamenti amerikan i Drejtësisë më herët gjatë ditës së djeshme. Disa orë më vonë ajo u lirua nga gjykata kanadeze dhe menjëherë hipi në aeroplan për në Kinë. 

"Dy Michael-ët", siç u referohen, qëndruan në një burg të Kinës për 1.019 ditë pavarësisht presionit të ushtruar nga Kanadaja dhe aleatët e saj ndaj Pekinit për lirimi e tyre. 

"Këta dy burra kanë kaluar një sprovë tepër të vështirë", dekalroi Trudeau në Otava, duke thënë se ata u liruan. "Në 1000 ditët e fundit, ata kanë treguar forcë, këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe mëshirë", shtoi ai. 

Të dy hipën në një aeroplan së bashku me ambasadorin e Kanadasë në Kinë të premten vonë për në Kanada, tha Trudeau. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco