Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Zyrtari amerikan jep dorëheqje: DASH po fut hundët në punët e brendshme të Haitit, rezultatet janë katastrofike

Zyrtari amerikan jep dorëheqje: DASH po fut hundët në punët e brendshme të Haitit, rezultatet janë katastrofike

22:56, 23/09/2021
A+ Aa A-

I dërguari i posaçëm i SHBA për Haitin ka dhënë dorëheqjen, duke shkaktuar një 'tërmet' në vend

Daniel Foote ka publikuar një letër ku dënon trajtimin çnjerëzor që po u bëhet emigrantëve nga Haiti.

BBC, që e ka lajm të parë letrën, shkruan se akuzat e Foote janë bombastike.

Ai shkruan se Haiti është një shtet në kolaps, kurse SHBA vazhdon të deportojë emigrantët.

Pamjet e haitianëve në këto kampe të deportimit kanë tronditur botën dhe kanë sjellë kritika të forta ndaj administratës së Biden.

Në letrën e dorëheqjes që Foote ia dërgon kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, thuhet Haiti është në gjendje katastrofike për shkak të ndërhyrjes së SHBA në punët e brendshme.

Sipas tij, amerikanët kanë deklaruar mbështetje për një kryeministër të pavotuar.

"Krenaria që na bën të besojmë se duhet të zgjedhim fituesin - përsëri - është mbresëlënëse.  Ky cikël i ndërhyrjeve politike ndërkombëtare në Haiti ka prodhuar vazhdimisht rezultate katastrofike," shkruan Foote.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luli24/09/2021 11:11

vetem ne Haiti? Sa keq

Landi24/09/2021 01:53

Po mos kisha lexu Haiti, mu duk sikur fliste per Shqiperine

t24/09/2021 00:09

Të njëjtën gjë si në Haiti po bën edhe këtu ,veçse perfaqësuesi i shba nuk ka integritetin e Foote-s,sepse është një klyshe e soros ,dhe kur të plasi kaosi këtu ,ajo ka marre detyre tjetër te Dash-i.

Daj Jaku23/09/2021 23:28

Katastrofike do përfundoë edhe gjëndja në Shqipëri në saje të ndërhyrjes amerikane edhe në Shqipëri, ku në raport me Haitin emigracioni është shumë më i madh, por nuk bije aq shumë në sy sepse i absorbon Europa. Ka ardhur momenti të dorëhiqet Blinken (akuzuesi pa fakte i Berishës), si dhe përsidenti alzheimer Bide’ . U poq rrushi ore u poq bostani, ku do futesh more Edvin shejtani?

Shto koment

Denonco