'Njerëzimi në pikë kthese për klimën, shikoni COVID sa të drejtë kanë pasur shkencëtarët'

'Njerëzimi në pikë kthese për klimën, shikoni COVID sa të drejtë kanë pasur shkencëtarët'

08:36, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një samit për klimën i udhëheqësve botërorë do të jetë "pikë kthese për njerëzimin", tha kryeministri Boris Johnson në një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai paralajmëroi se rritja e temperaturës globale ishte tashmë e pashmangshme, por u bëri thirrje homologëve të tij udhëheqës që të angazhohen për ndryshime të mëdha për të frenuar ngrohjen e mëtejshme.

Katër fusha duheshin trajtuar  - "qymyri, makinat, paratë cash dhe pemët", tha ai.

Vendet duhet të marrin përgjegjësinë për "shkatërrimin që po shkaktojnë, jo vetëm mbi planetin tonë, por edhe neve".

"Eshtë koha që njerëzimi të piqet", shtoi ai, duke i paraprirë samitit COP26 në Glasgow.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se ishte koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve. "Shikoni Covid nëse doni që një shembull i shkencëtarëve të ngrysur të vërtetohet se kanë pasur të drejtë."

Duke vendosur tonin për takimin e nëntorit, ai tha se vendet duhet të bëjnë "ndryshime thelbësore" deri në fund të dekadës nëse bota do të parandalojë rritjen e mëtejshme të temperaturës.

"Unë besoj me pasion se ne mund ta bëjmë atë duke marrë angazhime në katër fusha - për qymyrin, makinat, paratë cash dhe pemët," tha ai.

Johnson vlerësoi Presidentin e Kinës Xi Jinping për premtimin e tij të fundit për të ndaluar ndërtimin e centraleve të reja të energjisë me qymyr jashtë vendit.

Por ai i bëri thirrje këtij vendi - i cili prodhon 28% të emetimeve globale të gazrave serë - të shkojë më tej dhe t'i japë fund përdorimit të brendshëm të qymyrit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar ishte dëshmi se kjo mund të bëhet.

Mbretëria e Bashkuar e përdori qymyrin për të prodhuar 25% të energjisë elektrike, pesë vjet më parë - por kjo tani është ulur në 2%. Johnson tha se do të "zhdukej krejt" deri në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco