SHBA e Izraeli bisedime sekrete për një ‘plan B’ nëse dështojnë negociatat me Iranin

SHBA e Izraeli bisedime sekrete për një ‘plan B’ nëse dështojnë negociatat me Iranin

19:58, 22/09/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur diskutime në fshehtësi javën e kaluar për një “plan B” të mundshëm nëse Irani nuk kthehet në bisedime për programin e tyre bërthamor.

Portali amerikan Axios ka raportuar të mërkurën se ka shqetësime pas ngecjes në negociatat për rikthimin e respektimit të marrëveshjes për programin bërthamor të 2015’s JCPOA.

Diskutimet mes amerikanëve dhe izraelitëve raportohet të jenë mbajtur përmes një video konference të sigurt të udhëhequr nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA’së, Jake Sullivan dhe homologu i tij izraelit Eyal Hulata.

SHBA planifikon të imponoj sanksione shtesë ndaj Iranit nëse bisedimet nuk vazhdojnë së shpejti, i ka thënë Axios një zyrtar izraelit, që ka shtuar se si Izraeli po ashtu edhe SHBA janë të shqetësuar për ngecjen e tanishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco