Itali/ Rreth 4 mijë raste të reja me COVID-19, humbin jetën 67 persona gjatë 24 orëve të fundit

Itali/ Rreth 4 mijë raste të reja me COVID-19, humbin jetën 67 persona gjatë 24 orëve të fundit

18:36, 22/09/2021
A+ Aa A-

Nga 292872 testime të realizuara në Itali gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus 3970 raste të reja.

Ndërkohë kanë humbur jetën 67 persona dhe janë shëruar 6850 qytetarë.

Në spitale vijon të jetë i ulët numri i pacientëve të shtruar, ku bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë larguar nga spitali edhe 141 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4,645,853 qytetarë, mes të cilëve 130 488 pacientë kanë humbur jetën dhe betejën me sëmundjen e kanë fituar 4 408 806 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco