Triller me fluturimin e Air France dhe ulja e detyruar në Pekin

Triller me fluturimin e Air France dhe ulja e detyruar në Pekin

14:46, 18/09/2021
A+ Aa A-

Një avion i Air France i nisur nga Pekini për në Francë është detyruar të ulet sërish pas një problem teknik, njoftoi linja ajrore.

''Ekuipzashi i Fluturimit F393, një Boeing-777, vendosi të kthehej në Pekin pas një fluturimi 14-minutësh pasi u zbulua një problem teknik.  Avioni u ul normalisht në Pekin në 04.03 (koha lokale)", shpjegoi linja ajrore në një njoftim për shtyp.

Ndërsa 'Pekin Daily Times' shkruan në lidhje me incidentin:

' Në avion është dëgjuar një shpërthim nga pjesa e pasme e kabinës dhe tymi i zi është shfaqur brenda avionit. Për fat të mirë, askush nuk u plagos ".

Shfaqja e tymit brenda avionit u konfirmua dhe për Agjencinë Franceze nga një burim aeronautik në Pekin, por as Air France as autoritetet e aeroportit kinez nuk komentuan informacionin e gazetës kineze.

Në një intervistë për AFP, kompania franceze tha se pasagjerët do të transportohen në Paris nga një avion tjetër, i cili udhëtoi pa pasagjerë nga Seuli në Pekin.

"Ekipet shpesh trajnohen në këtë lloj situate dhe incidenti është pjesë e skenarëve që ata po shqyrtojnë' tha një zëdhënës i Air France.


Image

Image

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco