Policët menduan se arrestuan më në fund Kapon e Kapove, por...

Policët menduan se arrestuan më në fund Kapon e Kapove, por...

19:46, 14/09/2021
A+ Aa A-

Një tifoz i Formula 1 nga Liverpuli i Anglisë u arrestua nga policia në Holandë, pasi menduan se ishte një bos i madh droge. Policia tha se besonte se 54-vjeçari Mark L. ishte bosi i tmerrshëm i drogës, siçiliani Matteo Messina Denaro.

Mark L. po darkonte në një restorant me të birin, kur brenda hyri policia e armatosur gjer në dhëmbë. Atij iu mbyllën sytë dhe u shoqërua nën masa të rrepta për në rajon. Avokati i anglezit tha se gjithçka i ngjante një skene tmerri në një film.

Policia holandeze pranoi se ishte bërë një gabim, edhe pse anglezit i tundën para syve një mandat arresti ndërkombëtar.

“Ai është thjesht një tifoz i Formula 1 dhe kishte ardhur në Holandë për garën. Jam i bindur që nuk është Denaro. Do ishte një gjeni nëse një italian do të fliste me një theks kaq të fortë liverpulas,” tha avokati.

Denaro njihet si Kapoja i Kapoeve dhe është mafiozi më i kërkuar në botë. Ai është në arrati që prej vitit 1993.

I njohur me emrin Diabolik, ai kërkohet për 50 vrasje. Dikur ai krenohej se ka vrarë aq shumë njerëz, sa mund të mbushë një varrezë.

Denaro, aktualisht 59 vjeç, kërkohet edhe për atentatin me bombë në vitin 1993, ku u vranë 10 persona dhe u plagosën 93.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N.15/09/2021 06:41

Nuk ishte gabim! As që e besoj që ishte gabim! Denaro apo Diabolik indirekt u njoftua nga policia Holandeze per një arrestim të afërt, prandaj largohu nga kjo zonë! Nuk ka me te korruptuar se Shteti dhe instrumentat e tij Polici dhe Gjyqësor! Shteti eshte Mafia, nuk dy shtete paralele, nga nje ane Shteti nga nje ane Mafia.

Shto koment

Denonco