Merret vendimi: Gjykata Miratohet pasaporta shëndetësore në Francë

Merret vendimi: Gjykata Miratohet pasaporta shëndetësore në Francë

18:15, 05/08/2021
A+ Aa A-

Autoriteti më i lartë kushtetues në Francë të enjten ka aprovuar pasaportën shëndetësore të COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike.

Kjo pasaportë kontraverse që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore.

Por, Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale, raporton Rel.

Vizitorët e disa qendrave tregtare dhe marketeve duhet gjithashtu të prodhojnë një pasaportë shëndetësore dhe njëjtë duhet të veprojnë vizitorët e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit si dhe njerëzit që kërkojnë shërbime shëndetësore jo urgjente.

Por, mungesa e një pasaporte shëndetësore nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata.

Gjykatësit larguan një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco