Në Brazil kanë vdekur më shumë se 500 mijë njerëz nga Covid

Në Brazil kanë vdekur më shumë se 500 mijë njerëz nga Covid

17:45, 05/08/2021
A+ Aa A-

Në Brazil, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 40 716 raste me Covid, kurse 1 175 persona kanë humbur jetën, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së vendit amerikano-jugor.

Shteti Brazilian, nga fillimi i pandemisë, ka regjistruar 20 026 533 njerëz të infektuar me koronavirus.

Sa i përket personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, në Brazil janë të regjistruar 559 607, duke u bërë kështu ky vend i dyti në botë për nga numri i viktimave.

Pasi është shfaqur edhe varianti Delta, shumë shtete të botë kanë ashpërsuar masat.

Po ashtu, janë rritur thirrjet për vaksinim, sidomos në vende të varfëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco