Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrufeja vret 17 dasmorë në Bangladesh

Rrufeja vret 17 dasmorë në Bangladesh

14:40, 05/08/2021
A+ Aa A-

17 dasmorë kanë vdekur në Bangladesh pasi u goditën nga rrufeja.Ndërkohë 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë dhëndrin.

Dasmorët të cilët ishin duke zbritur me varkë në qytetin buzë lumit Shibganj u goditen nga një stuhi ndërsa ishin duke shkuar në shtëpinë e nuses.

Vendasit të cilët panë ngjarjen nga bregu, thanë se disa rrufe e goditën grupin. Ndërkohë çdo vit qindra njerëz vriten nga rrufeja në Azinë Jugore.

Në vitin 2016, Bangladeshi shpalli goditjet e rrufeve një katastrofë natyrore kur më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.

Ekspertët thonë se shpyllëzimi ka luajtur një rol në rritjen e numrit të goditjeve vdekjeprurëse të rrufeve për shkak të zhdukjes së shumë pemëve të larta që më parë tërhiqnin rruftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco