VIDEO/ U fut me granatë dore në parlamentin e Ukrainës, arrestohet burri

VIDEO/ U fut me granatë dore në parlamentin e Ukrainës, arrestohet burri

18:58, 04/08/2021
A+ Aa A-

Një burrë që ka kërcënuar se do të aktivizojë granatën e dorës, me të cilën është futur në parlamentin e Ukrainës, është arrestuar nga policia në Kiev.

Në video të bërë publike nga mediat e huaja, shihet sesi burri mban në dorë lëndën shpërthyese. Në pamje duken pjesëtarët e Sigurimit, që i kërkojnë që të ikë.

Burri iu ka thënë njerëzve në parlament, se tashmë “ai e kontrollon Kuvendin”. Ai madje shtoi se nuk del gjallë nga ndërtesa parlamentare, duke deklaruar se është i gatshëm të vuajë dënimin me burgim.

Megjithë rezistencën, ukrainasi u arrestua, pasi në vendngjarje arriti edhe kreu i policisë, Ihor Klymenko.

Sipas mediave ruse, burri është një simpantizant i Rusisë, separatist në pjesën lindore të Ukrainës, veteran lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco