Lajmi i fundit

LIVE/ Nis ‘Foltorja...’ në Fier, flet Sali Berisha

Lufta me koronavirusin/ Australia nis kontrollet me helikopterë: 500 dollarë gjobë kush nuk ka maskë!

Lufta me koronavirusin/ Australia nis kontrollet me helikopterë: 500 dollarë gjobë kush nuk ka maskë!

08:38, 02/08/2021
A+ Aa A-

Edhe Australia po përballet me përhapjen e variantit Delta. Ndërsa shumë vende me nivel të lartë vaksinimesh po rihapen, Australia po i përmbahet strategjisë së saj “Zero Covid”.

Nga e shtuna atje janë futur në përdorim helikopterët dhe ushtria për të zbatuar bllokimin “Zero Covid”, ndërsa mijëra policë u panë në qendrën e Sidneit për të garantuar zbatimin e rregullave dhe vendosjen e një gjobe prej  500 dollarë për ata që nuk mbajnë maskë.

Sirenat u dëgjuan në të gjithë qytetin dhe një mesazh u transmetua nga altoparlantet: “Ky është urdhër i organizatës së shëndetit publik – mos shkelni rregullat – do të gjendeni dhe do t’u vihen gjoba.”

Autoritetet ishin përpjekur të eliminonin të gjitha rastet përmes izolimit dhe kufijve të mbyllur, por vetëm 17% e të rriturve janë vaksinuar dhe shqetësimet tani po rriten mbi përhapjen e virusit në të gjithë vendin.

Kjo është edhe arsyeja që më shumë se 1300 efektive policie ngritën një rrjet të bllokimeve të rrugëve në një shfaqje masive të forcës për të shmangur përsëritjen e protestës së dhunshme kundër bllokimit të javës së kaluar.

Kjo lëvizje vjen pasi kryeministri Scott Morrison kishte nisur një plan me katër faza për kthimin në liri, por tha se 80% e të rriturve do të duhej të vaksinoheshin para se kufiri të fillonte të hapet.

Pesë milionë njerëz në Sidnei janë nën një urdhër të rreptë të qëndrimit në shtëpi dhe autoritetet këtë javë kanë përshkruar kufizime edhe më të rrepta për disa periferi të prekura më keq, përfshirë testimin e detyrueshëm dhe vendosjen e maskave jashtë.

Ndërkohë nga e hëna, rreth 300 ushtarë do të ndihmojnë policinë të shkojë derë më derë për të siguruar që njerëzit që kanë rezultuar pozitivë janë duke u izoluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco