VIDEO/ Përmbytje masive në Kinë, pamje tronditëse nga një metro

VIDEO/ Përmbytje masive në Kinë, pamje tronditëse nga një metro

10:08, 21/07/2021
A+ Aa A-

Të paktën 12 persona humbën jetën nga përmbytjet masive që kanë përfshirë Kinën qendrore.

Sipas BBC, më shumë se 100 mijë persona janë evakuuar pas reshjeve në provincën Henan.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje dramatike. Mes tyre është ajo e një metroje të përmbytur në qytetin Zhengshou. Pasagjerët në tren janë të mbuluar nga uji deri në grykë.

Më vonë, autoritetet konfirmuan se të gjithë personat e ngecur në tren janë shpëtuar.

Provinca Henan ka mbi 94 milionë banorë. Këto janë përmbytjet më të rënda në një shekull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco