Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sonte sytë nga qielli, ‘Hëna luleshtrydhe’ do të dhurojë spektakël për herë të fundit këtë vit

Sonte sytë nga qielli, ‘Hëna luleshtrydhe’ do të dhurojë spektakël për herë të fundit këtë vit

20:56, 24/06/2021
A+ Aa A-

Hëna e quajtur “luleshtrydhe” do të jetë e dukshme në qiell mbrëmjen e sotme, 24 qershor.

Hëna e plotë e qershorit do të ndriçojë qiellin të enjten, duke shënuar super Hënën, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.

Megjithëse njihet si hëna “luleshtrydhe”, hëna e plotë në të vërtetë nuk do të duket e kuqe ose rozë.

Përkundrazi, emërtimi  vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.

Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orë 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor.

Hëna më pas do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco