Përsëritet rasti George Floyd në Çeki, autoritetet në krah të policisë: I riu vdiq nga overdoza

Përsëritet rasti George Floyd në Çeki, autoritetet në krah të policisë: I riu vdiq nga overdoza

20:56, 23/06/2021
A+ Aa A-

Një rast i ngjashëm me atë të George Floyd, të ndodh para një viti në SHBA, është përsëritur në Çeki.

Mediat e huaja kanë publikuar një video, ku shihet se policia gjatë arrestimin i vendos gjurin pas qafe një të arrestuari. Ky i fundit, i cili i përkiste komunitetit rom, ka ndërruar jetë më pas në spital.

Autoritetet kanë justifikuar policinë mbi vdekjen, duke thënë se i riu, ka ndërruar jetë nga overdoza.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në qytetin Teplica. Ndërkohë, Ministria e Brendshme në Çeki, ka deklaruar se në këtë rast është në krah të policisë, e cila sipas këtij institucioni, ka reaguar në mënyrën e duhur mbi një person nën efektin e drogës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco