Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Dramatike, burri tenton t’ja marrë armën oficeres në zyrë

VIDEO/ Dramatike, burri tenton t’ja marrë armën oficeres në zyrë

18:12, 18/06/2021
A+ Aa A-

Një burrë i akuzuar për vrasjen e një fëmije, arriti që të kapë armën e një oficereje, që ajo e mbante në brez, në kohën që po merrej në pyetje nga policia.

Terrell Rhodes, 27-vjeçar njoftohet se sapo kishte rrëfyer se e ka rrahur për vdekje vogëlushin 2 vjeç e në atë moment ka rrëmbyer edhe pistoletën. Më tej, ai nisi të përleshej me oficerët që gjendeshin aty, pasi ata tentuan t’ja marrin armën, shkruajnë mediat e huaja.

Incidenti u kap në kamera brenda një stacioni policie në Las Vegas. Rhodes arriti që ta kapë armën me të dyja duart dhe më tej tre oficerë policie janë “turrur” që t’ja marrin pistoletën.

I riu e mban armën afër gjoksin, kurse një nga oficerët e grushton të dyshuarin për vrasjen e fëmijës. Pas një përleshjeje të shkurtër, oficerët e morën armën në dorën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco