Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

AstraZeneca shpall fitoren në procesin gjyqësor kundër Bashkimit Europian

AstraZeneca shpall fitoren në procesin gjyqësor kundër Bashkimit Europian

18:12, 18/06/2021
A+ Aa A-

Kompania AstraZeneca ka shpallur fitore në një konflikt gjyqësor me Bashkimin Evropian rreth akuzave se nuk ka prodhuar vaksinat në kohën e duhur.

AstraZeneca në deklaratën e saj tha se dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, kishte kërkuar që prodhuesi i barnave të shpërndajë 120 milionë doza të vaksinës në total deri në fund të qershorit 2021, por që një gjykatës në Bruksel urdhëroi shpërndarjen e 80.2 milionë dozave nga 27 shtatori 2021.

AstraZeneca llogaritej si një shtyllë kryesore e shpërndarjes së vaksinave për 27 vendet anëtare të BE-së. Kontrata e saj me KE-në parashikonte që fillimisht të shpërndahen 300 milionë doza, me mundësi për 100 milionë të tjera.

"Vendimi pranoi që vështirësitë e përjetuara nga AstraZeneca në këtë situatë të paparë patën një ndikim thelbësor në shkaktimin e vonesës", tha kompania.

"AstraZeneca tani pret një bashkëpunim të ri me KE-në për të ndihmuar në luftimin e pandemisë në Evropë", thuhet në deklaratën e kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco