Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do...një Luftë e Ftohtë

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do...një Luftë e Ftohtë

20:20, 16/06/2021
A+ Aa A-

Presidenti amerikan dukej i sigurt se Putini do t’i përmbahej paralajmërimeve të tij, duke thënë, “Unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një luftë e ftohtë”.

 

Një reporter e pyeti presidentin Joe Biden se si reagoi Vladimir Putin në rast se administrata e tij do të përgjigjej nëse do të kishte një sulm kibernetik rus në infrastrukturën kritike të SHBA.

“Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di atë” tha Biden.

“Unë theksova, nëse ato shkelin normat themelore, ne do të përgjigjemi”, u shpreh ai.

Biden vuri në dukje se ai i dha presidentit rus një listë me 16 subjekte kritike të infrastrukturës që duhet të ishin jashtë kufijve për sulme, qoftë kibernetike apo të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco