Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Gjeneva në shtetrrethim, pamjet jashtë vilës ku po zhvillohet takimi Biden-Putin

VIDEO/ Gjeneva në shtetrrethim, pamjet jashtë vilës ku po zhvillohet takimi Biden-Putin

14:28, 16/06/2021
A+ Aa A-

Qyteti i Gjenevës në Zvicër që është mikrpitës i Samitit Biden-Putin, është shndërruar në një qytet të fortifikuar.

Pamjet nga Gjeneva tregojnë për forca të shumta ushtarake dhe policore duke patrolluar qytetin ku po zhvillohet takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Biden është i shoqëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndërsa Putin nga minitri i Jashtëm Lavrov.

Pritet që Biden dhe Putin të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco