Babai qëllon në kokë të bijën pas martesës se fshehtë me ortakun e biznesit

Babai qëllon në kokë të bijën pas martesës se fshehtë me ortakun e biznesit

10:10, 13/06/2021
A+ Aa A-

Kur babai i saj refuzoi t’i jepte bekimin për lidhjen, çifti u larguan dhe u martuan tjetërkund. Por kur u kthyen për të kërkuar ndjesë, babai mori pushkën dhe qëlloi të bijën në kokë e në gjoks.

Një vajzë 20-vjeçare është në gjendje kritike për jetën pasi besohet se është qëlluar me armë nga babai i saj, pasi u martua me ortakun e tij të biznesit.

Vajza nga Turqia u qëllua në kokë e në gjoks me pushkë nga i ati, kur erdhi për të kërkuar ndjesë që u martua pa lejen e tij, raportojnë mediat vendase.

Kadrie Tengiz, 20 vjeçe, ishte dashuruar me biznesmenin vendas Oytun Safa Tengiz, 30 vjeç, por kur kërkoi bekimin e të atit për lidhjen ai refuzoi.

Reklamë

Prandaj çifti u larguan dhe u martuan, duke nisur jetën e tyre ‘të lumtur’ në një fermë produktesh organike.

Por Kadrien e merrte malli për prindërit e saj prandaj çifti vendosi të ktheheshin për të kërkuar faljen nga babai i vajzës.

Policia tha se babai e kishte ftuar vajzën në kopshtin e shtëpisë, ku më pas i kërkoi të divorcohej nga bashkëshorti i saj i tre muajve.

Kur ajo refuzo, ai nxorri pushkën ‘shotgun’ dhe e qëlloi në gjoks e në kokë.

Më pas ai ishte kthyer në shtëpi ku kishte tentuar të vriste ish-ortakun e tij të biznesit, por 30-vjeçari kishte arritur të shpëtonte dhe kishte njoftuar policinë.

Babai Alphan Akcaoz, 52 vjeç, i cili jetonte në provincën jugperëndimore turke të Denizli, është arrestuar tashmë dhe arma që mbante me leje është sekuestruar.

Vajza e re u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv në spital por gjendja e saj përshkruhet si kritike.

Policia tha se po vazhdon hetimet për krimin “e nderit”./TCH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco