Gjermania shpërndan ndihma humanitare për Gaza-n

Gjermania shpërndan ndihma humanitare për Gaza-n

16:45, 18/05/2021
A+ Aa A-

Gjermania u zotua të martën se do të japë 40 milion euro ndihma humanitare për qytetarët e Gazës, ku më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur pas sulmeve ajrore të fundit izraelite, sipas OKB-së.

nga Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas, bëri me dije përpara një takimi me homologët e tij të Bashkimit Evropian, për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza.

 

Maas dënoi sulmet me raketa të Hamasit ndaj Izraelit dhe theksoi se vendi ka të drejtë të mbrojë veten.

Egjipti, ndërkohë, do të shpenzojë 500 milion dollarë në përpjekjet e rindërtimit në Rripin e Gazës, tha të martën presidenca egjiptiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco