India regjistron mbi 4 mijë viktima nga Covid-19 në 24 orë

India regjistron mbi 4 mijë viktima nga Covid-19 në 24 orë

08:30, 16/05/2021
A+ Aa A-

Për të tretën ditë radhazi, India ka shënuar një rritje të rasteve ditore me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë u regjistruan 311, 170 raste të reja  dhe 4, 077 viktima.

Vala e dytë e infektimeve në Indi shkaktoi kolaps të sistemit shëndetësor dhe një numër të lartë të pacientë me Covid që humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë.

Më herët kryeministri Narenda Modi, i bëri thirrje zyrtarëve që të shtojnë burimet në kujdesin shëndetësor kryesisht në zonat rurale.

Ndërkohë trupat e viktimave të Covid-9 janë gjetur buzë lumenjve, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq sipas ministrit të Shëndetësisë Harsh Vardhan, India deri në korrik do të ketë 516 milion doza të vaksinave anti-Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco