Francë, dy të arrestuar për vrasjen e oficerit të Policisë në qytetin Avignon

Francë, dy të arrestuar për vrasjen e oficerit të Policisë në qytetin Avignon

08:22, 10/05/2021
A+ Aa A-

Dy të dyshuar për të shtënat fatale të një oficeri policie javën e kaluar në jug të Francës, u arrestuan të dielën rreth 20 kilometra larg nga qyteti, tha një burim me dijeni për rastin.

Ata dyshohen të jetë qitësi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Eric Masson në Avignon, tha burimi.

Masson, 36 vjeç, një baba i dy fëmijëve, u qëllua dhe u vra të mërkurën ndërsa po hetonte aktivitetin në një zonëtë njohur për shitjen e drogës në qytet.

Arrestimet e së dielës erdhën disa orë pasi disa qindra njerëz morën pjesë në një ceremoni për nder të oficerit të rënë në komisariatin e policisë në Avignon.

Kryeministri Jean Castex dhe Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin do të marrin pjesë në homazhe për Masson në qytet të martën.

Vdekja e oficerit ka shkaktuar tronditje të thellë në Avignon, një qytet më i njohur më shumë për festivalin e tij të teatrit veror sesa për krimin e dhunshëm dhe ringjalli një debat mbi arritjet e Presidentit Emmanuel Macron për luftimin e krimit.

Sondazhet tregojnë se krimi i dhunshëm është shqetësimi kryesor i votuesve përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, në të cilat Macron pritet të kërkojë një mandat të dytë.

Një sondazh i Elabe muajin e kaluar zbuloi se 65 përqind e votuesve ishin të pakënaqur me arritjet e presidentit për ruajtjen e rendit dhe ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco