Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Me sytë nga qielli’/ Raketa kineze drejt tokës, shikoni ku ndodhet tani në kohë reale

‘Me sytë nga qielli’/ Raketa kineze drejt tokës, shikoni ku ndodhet tani në kohë reale

20:54, 08/05/2021
A+ Aa A-

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze.

Në videon e mëposhtëm ju mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës kineze se në cilin cep të hapësirës ndodhet.

Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore.

Dje një teleskop në Itali arriti të fotografojë raketën kineze prej 18 tonësh që ka dalë jashtë kontrollit dhe që tani është në rënie të lirë në drejtim të Tokës.

Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës dhe probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët.

Kina e lëshoi raketën e quajtur Long March-5B në 29 prill. Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë duke shkaktuar dëme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco