Biden e konfirmon: Takim me Putin muajin tjetër

Biden e konfirmon: Takim me Putin muajin tjetër

09:14, 05/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joseph Biden njoftoi sot se ka në plan të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin muajin tjetër.

Biden do të ketë udhëtimin e tij të parë shtetëror përtej oqeanit në Qershor, kur do të vizitojë Evropën.

Ai tha se do të shtojë samitin e Putinit në axhendën e tij.

"Është shpresa dhe pritja ime. Ne jemi duke punuar për këtë, " u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden tashmë ka konfirmuar ardhjen e tij në samitin e G7 në Angli, si dhe samitin e NATO-s në Belgjikë.

Më herët, gjatë një telefonate, ai i ofroi Putinit një takim veror. 

Me të njëjtin rast, ai i tha atij se kishte në plan të 'dëbonte' diplomatët rusë.

Ky takim ka një rrezik të konsiderueshëm politik për të dy vendet, duke qenë se takimi i parë i të dy liderëve është pas një serie krizash diplomatike dhe tensionesh. 

Shtëpia e Bardhë tha më herët se dëshiron marrëdhënie më të mira me Rusinë, por që kujdeset për veprimet e palës tjetër dhe është gjithmonë duke 'vëzhguar'.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco