Ishte dënuar me burgim përjetë/ Pas vendimit të Gjykatës Evropiane, Turqia liron gazetarin

Ishte dënuar me burgim përjetë/ Pas vendimit të Gjykatës Evropiane, Turqia liron gazetarin

13:52, 15/04/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë turke e liroi gazetarin dhe shkrimtarin Ahmet Altan pas më shumë se katër vjetësh në burg nën akuzën për përfshirje në puçin e dështuar të vitit 2016, gjë të cilën ai vazhdimisht e kishte mohuar.

Vendimi i gjykatës turke erdhi vetëm një ditë pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e kërkoi lirimin e 71-vjeçarit përmes një vendimi me të cilin e akuzonte Turqinë për shkeljen e të drejtave civile të tij.

“Nuk e di si dola. Isha duke qëndruar ulur dhe krejt papritmas u njoftova se do të lëshohem këtë mbrëmje. Vetëm i pashë fëmijët e mi. Tani do të kaloj ca kohë me ta”, deklaroi Altan në shtëpinë e tij në Stamboll.

Shkrimtari që ka fituar çmime dhe redaktori i gazetave u burgos pasi shkroi artikuj të ndjeshëm politikë me të cilët e kritikonte presidentin turk, Rexhep Erdogan, dhe i përkrahte të drejtat e kurdëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Altan fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm për përpjekje për ta rrëzuar qeverinë. Sidoqoftë, vendimi për dënimin më të lartë ishte rrëzuar nga një gjykatë më superiore. Pas rigjykimit të rastit, ai ishte dënuar me dhjetë vjet e gjashtë muaj burgim për përkrahje me vetëdije të një organizate terroriste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco