Komisioni Europian do të heqë dorë nga këto dy vaksina

Komisioni Europian do të heqë dorë nga këto dy vaksina

12:10, 14/04/2021
A+ Aa A-

Komisioni Europian nuk do të rinovojë kontratat e furnizimit me dy kompani vaksinash kundër koronavirusit. Sipas gazetës BILD, bëhet fjalë për vaksinat e AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Sipas një vendimi, Brukseli kërkon që të fokusohet vetëm te vaksinat mRNA, që prodhohen nga Pfizer dhe Moderna.

Ky lajm vjen në kohën kur po provohet se vaksinat mRNA janë shumë efikase. Moderna ka njoftuar se vaksina e saj është 90 përqind efikase edhe gjashtë muaj pas vaksinimit.

Ndërkohë për vaksinat e tjera është kthyer në shqetësim mpiksja e gjakut.

Rastet e mpiksjes së gjakut as vaksinës së Johnson&Johnson janë të ngjashme me ato të lidhura me vaksinën e Astra Zenecas.

Të dyja vaksinat përdorin një vektor të adenovirusit, virus i padëmshëm gripi, për t’i diktuar qelizat të prodhojnë proteinën e zbuluar në sipërfaqen e koronavirusit, duke nxitur sistemin imunitar ta njohë e ta sulmojë atë.

Gjithashtu vaksina ruse Sputnik V, mbështetet në një qasje të ngjashme. Ndërsa Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë mRNA, dhe nuk kanë shfaqur çrregullime të këtij lloji.

Çrregullimi i gjakut, që është bërë shkas për pezullimin e vaksinës, është sa i rrallë aq edhe i rrezikshëm. Siç shpjegojnë ekspertët, rastet e trombozave, përgjithësisht venoze cerebrale, kanë ndodhur në kombinim me nivele të ulëta trombocitesh, çka është e pazakontë.

Zakonisht mpiksjet e gjakut shoqërohen me rritje të trombociteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco