Putin: Vaksina mund të jetë ujë i kripur ose lëng portokalli…

Putin: Vaksina mund të jetë ujë i kripur ose lëng portokalli…

19:38, 28/03/2021
A+ Aa A-

Vladimir Putin, për të disatën herë ka refezuar të tregojë cilën vaksinë anti-Covid ka marrë.

Putin javën e kaluar, mori një vaksinë të zhvilluar brenda vendit, por pamjet e procedurës dhe emri i vaksinës nuk u bënë publike.

Presidenti rus, beson se metoda e vaksinimit para kamerave nuk është shumë bindëse.

Në një intervistë në televizionin “Rusi-1”, ai deklaroi se as njerëzit e afërt e tij nuk e kishin këtë informacion.

“Ishte një nga tre vaksinat tona. Unë u kërkova kolegëve të mos e diskutonin atë dhe në fakt nuk e diskutova me ta.” tha presidenti. 

“Vetëm mjeku që më dha dozën e di”, shtoi presidenti.

Ndryshe nga udhëheqësit e tjerë botërorë të cilët morën injeksione para kamerave për të rritur besimin e njerëzve në fushatat e tyre të vaksinimit, Putin zgjodhi të vaksinohej në mënyrë krejtësisht private.

 “A duhet të jemi majmunë? A duhet të bëjmë atë që dikush tjetër po bën diku? Unë nuk do të thoja.”, tha Putin.

“Nëse dikush dëshiron të falsifikojë gjëra, në atë nivel nuk është e vështirë ta bësh. Ju mund të tregoni një injeksion, por vaksina në të vërtetë mund të jetë me ujë të kripur ose ndonjë gjë tjetër ose lëng portokalli. Unë jam duke bërë shaka, natyrisht. Por ndoshta disa vitamina.”, shtoi Putin.

Ai tha se nuk përjetoi ndonjë efekt anësor të madh nga injeksioni, por mori masa paraprake të arsyeshme dhe abstenoi nga ushtrimet për tre ditë më pas. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco