Paralajmërojnë ekspertët e huaj: Varianti brazilian i COVID 19 një ‘bombë atomike’, do të shkatërrojë…

Paralajmërojnë ekspertët e huaj: Varianti brazilian i COVID 19 një ‘bombë atomike’, do të shkatërrojë…

19:36, 10/03/2021
A+ Aa A-

Ekspertët paralajmërojnë një situatë katastrofike, shpërthimi i pakontrolluar i COVID-19, në Brazil mund të heqë shpresat e vënies nën kontroll të pandemisë.

Vendi po shkatërrohet nga varianti vdekjeprurës P1 nga Manaus, i cili është të paktën dy herë më ngjitës dhe është treguar se ri-infekton pacientët që tashmë kanë pasur variante të vjetra.

Sipas The Sun, Brazili tashmë ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë me mbi 266,000 viktima, dhe spitalet janë në prag të kolapsit, për shkak se lloji mutant P1, shkaktoi një valë të dytë shumë më vdekjeprurëse se e para.

Dje, Brazili regjistroi 1,972 vdekje nga Covid, një lartësi e re ditore, dhe rastet janë rritur 38 përqind në një javë në më shumë se 70,000 në ditë.

P1 është zbuluar në të paktën 27 vende të tjera duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, edhe pse vetëm në numër të vogël deri më tani. Ai u shfaq në Manaus në dhjetor dhe përfshiu qytetin e xhunglës Amazon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco