Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Izraeli akuzon Iranin për derdhjen e naftës në det: Ky është terrorizëm mjedisor

Izraeli akuzon Iranin për derdhjen e naftës në det: Ky është terrorizëm mjedisor

14:22, 04/03/2021
A+ Aa A-

Prej dy javësh, brigjet izraelite kanë pësuar dëme të mëdha nga një sasi ende e papërcaktuar nafte që po rrezikon seriozisht ekosistemin e atij vendi.

Por sot ministrja e Mjedisit Gila Gamliel ka drejtuar gishtin drejt një objektivi konkret, pikërisht “rivalët” e Iranit.

Sipas saj, nafta vjen nga një anije  e quajtur Emerald, me flamur të Panamasë, që deri në dhjetor i përkiste një shoqërie të Libanit. Naftëmbajtësja sipas burimeve të ministres është nisur pikërisht nga Irani, ka ndaluar në Oman dhe pas kalimit të Suezit i është drejtuar Turqisë.

Gjatë dy javëve të fundit, mijëra vullnetarë izraelitë janë përpjekur të pastrojnë depozitat toksike në plazhe nga ato që zyrtarët besojnë se mund të ketë qenë një derdhje e naftës së papërpunuar rreth 1000 tonë .

Ministrja pranoi se nuk ka prova të qarta që lidhin anijen me regjimin iranian, edhe pse të gjitha hetimet sipas saj çojnë në atë drejtim.Ndërkohë, nafta ka dëmtuar shumë specie kafshësh, duke shkaktuar ndër të tjera ngordhjen e një balene, por tani rrezikon edhe sezonin turistik në atë vend, në një moment ku Izraeli priste një rritje të atij sektori nga fakti që mendohet se e gjithë popullsia në atë kohë do të jetë e vaksinuar kundër pandemisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco