Koreja e Jugut heton vdekjet e dy personave që bënë vaksinën e AstraZeneca

Koreja e Jugut heton vdekjet e dy personave që bënë vaksinën e AstraZeneca

08:44, 03/03/2021
A+ Aa A-

Seul - Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të mërkurën se po hetojnë vdekjet e dy personave, të dy me sëmundje të mëparshme, të cilët vdiqën brenda disa ditësh pasi bënë vaksinën për COVID-19 të AstraZeneca, njofton Reuters.

Një pacient në azil pleqsh, 63 vjeç, me sëmundje cerebrovaskulare, pati simptoma duke përfshirë temperaturë të lartë, pasi iu dha vaksina katër ditë më parë, tha për një konferencë Drejtori i Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë Jeong Eun-kyeong.

Burri u zhvendos në një spital të martën, por vdiq pasi tregoi simptoma të helmimit të gjakut dhe pneumonisë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Një tjetër pacient në shtëpi pleqsh në të 50-at e tij me një çrregullim kardiak dhe diabet vdiq të mërkurën pasi pësoi sulme të shumta në zemër, pasi kishte marrë vaksinën një ditë më parë, tha agjencia.

Agjencia e Kontrollit tha se po heton shkakun e vdekjeve, por nuk konfirmoi ndonjë lidhje shkakësore me vaksinën.

Agjencia më herët tha se do të sigurojë kompensim prej më shumë se 383,466 dollarë për vdekjet nga vaksina COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco