‘Mos bëni tamponë analë te njerëzit tanë’/ Revoltë kundër Kinës

‘Mos bëni tamponë analë te njerëzit tanë’/ Revoltë kundër Kinës

09:34, 02/03/2021
A+ Aa A-

Japonia i ka kërkuar Kinës që të mos bëjë tamponë analë për Covid-19 te qytetarët japonezë. Një zëdhënës i qeverisë tha se kjo procedurë po shkakton dhimbje psikologjike.

Qeveria kineze nuk ka reaguar akoma ndaj ankesës së Japonisë.

“Disa japonezë kanë raportuar te ambasada jonë në Kinë se atyre iu është bërë tampon anal, duke u shkaktuar dhimbje të madhe psikologjike,” tha zëdhënësi i qeverisë japoneze.

Diplomatët amerikanë në Kinë pretenduan javën e shkuar se ishin detyruar të bënin tamponët analë për Covid-19.

Uashingtoni tha se kjo praktikë nuk është dinjitoze dhe i kërkoi stafit që të refuzojnë një gjë të tillë.

Pekini e ka mohuar që ka përdorur testimet anale për diplomatët amerikanë.

Kryeqyteti kinez dhe disa qytete të tjera kanë nisur praktikën e tamponit anal. Ekspertët thonë se kjo analizë është më e saktë për të zbuluar praninë e virusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco