Kina raporton vetëm 6 raste me COVID

Kina raporton vetëm 6 raste me COVID

13:29, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kina kontinentale raportoi se gjashtë raste të reja Covid ishin identifikuar të enjten, nga shtatë raste një ditë më parë.

Në deklaratën e tij të përditshme, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha të premten se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në gjashtë nga nëntë raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara Covid në territorin e Kinës tani qëndron në 89,877, sipas shifrave zyrtare, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,636.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco