Xi Jingping: Kemi korrur fitore absolute mbi varfërinë

Xi Jingping: Kemi korrur fitore absolute mbi varfërinë

09:37, 25/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka deklaruar "fitore të plotë" në çrrënjosjen e varfërisë absolute në vendin më të populluar në botë.

Siç raporton agjencia e lajmeve Xinhua, në një ceremoni presidenti kinez tha se "98.99 milionë banorët e fundit rural të varfër që jetojnë nën vijën aktuale të varfërisë janë hequr të gjithë nga varfëria".

Kina ka një popullsi prej mbi 1,4 miliard banorësh dhe përpjekjet e saj për zbutjen e varfërisë kanë fituar lavdërime në të gjithë botën, veçanërisht nga Pakistani e cila është zotuar se do të ndjekë modelin e Kinës.

Presidenti Xi theksoi se të gjitha 832 qarqet dhe 128 mijë fshatrat e varfra janë hequr nga lista e varfërisë.

"Me arritje të tilla, Kina ka krijuar një mrekulli tjetër që do të hyjë në histori", tha Xi.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, nisi reformën në fund të viteve të 70'ta dhe sipas presidentit kinez që nga ajo kohë 770 milionë banorë të varfër rural kanë fituar betejën kundër varfërisë.

Siç tha Xi, Kina në 40 vitet e fundit kontribuoi në më shumë se 70 për qind të uljes globale të varfërisë.

Në vitin 2012 Kina nisi misionin e saj për të ndryshuar stilin e jetës së prekur nga varfëria të popullit të saj, veçanërisht në zonat rurale.

Sipas Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës, në tetë vitet e fundit qeveria qendrore e udhëhequr nga presidenti Xi arriti të heq të paktën 832 qarqe të nivelit kombëtar nga varfëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco