Mister/ Kush është qyteti në Itali që nuk është prekur asnjëherë nga COVID-19?!

Mister/ Kush është qyteti në Itali që nuk është prekur asnjëherë nga COVID-19?!

09:28, 24/02/2021
A+ Aa A-

Ka një vend që nuk njeh pandeminë: është një fshat me pak njerëz dhe ka qënë gjithmonë free COVID-19, pavarësisht se e gjitha bota është infektuar shkruan tgcom.

Dhe nuk duhet të shkosh shumë larg për ta gjetur pasi është në shtetin fqinj Itali dhe është Bolognola, nëj qytet i vogël në rajonin e Marche që nuk është prekur kurrë nga COVID.

Është një fshat i vogël në malet Sibillini, i njohur për majat e tij dhe shpatet e skive, në provincën e Macerata. 

Ka pak më shumë se 150 banorë, por vendet e tij tërheqin shumë turistë, veçanërisht dashamirët e borës dhe malit.

 Ajo që shkaktoi një rekord të tillë është një mister, por mbetet fakti që, deri më sot, ai kurrë nuk ka regjistruar raste me COVID.

Për kryebashkiakun, Cristiana Gentili, ekzistonte një bashkëpunim i shkëlqyeshëm midis të gjithë : administratës, restoranteve, ambienteve të akomodimit, qytetarëve. 

Të gjithë kanë bërë pjesën e tyre, duke respektuar rregullat, por, ai e pranon, "kërkon edhe shumë fat". 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco