Teherani ushtron presion ndaj SHBA-së: ‘Biden duhet të marrë një vendim tani’

Teherani ushtron presion ndaj SHBA-së: ‘Biden duhet të marrë një vendim tani’

09:11, 23/02/2021
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, duhet të marrë një vendim mbi politikat e tij ndaj Teheranit dhe do të dështonte nëse do të ndiqte politikat e ish-presidentit Donald Trump.

Khatibzadeh tha gjatë konferencës për shtyp në Teheran, se kanë mirëpritur përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në lidhje me takimet mbi marrëveshjen bërthamore, por ata konsideruan që SHBA-ja të marrë pjesë si mysafir pasi që është jo palë e marrëveshjes.

Duke përsëritur se nuk do të negociojnë me askënd në lidhje me programin e raketave dhe çështjet e mbrojtjes, Khatibzadeh më tej tha se, "Biden duhet të marrë një vendim. Nëse vazhdon politikën e dështuar të presionit maksimal të Trump, ai do të përballet me të njëjtin rezultat. Nëse e lë mënjanë atë, ai do të vazhdojë të korrigjojë politikën e tij".

Në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve midis Iranit dhe SHBA-së, Khatibzadeh deklaroi se çështja e të burgosurve iranianë në SHBA është gjithmonë një përparësi për Teheranin, dhe se ata e përcollën këtë mesazh përmes ambasadorit zviceran në Teheran, por sipas tij nuk ka pasur një zhvillim serioz akoma.

Ai theksoi se marrëveshja e arritur me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) është brenda kornizës së ligjit të miratuar nga Parlamenti.

"Irani që nga nesër tërhiqet nga Protokolli Shtesë i zbatuar në bazë të Marrëveshjes së Mospërhapjes Bërthamore (NPT). Disa inspektime të detyrueshme janë aktivitetet themelore të verifikimit dhe monitorimit që do të zgjasin 3 muaj. Ne nuk i dhamë SHBA-së një mundësi dhe ajo që u bë është plotësisht në përputhje me ligjin e miratuar nga Parlamenti", tha Khatibzadeh

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco